Mbrëmë rreth orës 22:15, në rrugën “Agim Shala” në Prizren ka ndodhur një tentativë për vrasje.
Policia ka bërë hetimet fillestare lidhur me këtë rast dhe njofton se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave.
Për fat, plumbi e ka goditur vetëm xhamin dhe frigoriferin e një dyqani.
I dyshuari mësohet se ka shtënë nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë.
“Në vendin e ngjarjes policia dhe krim teknikët kanë kryer hetime me ç’rast në cilësi të provës është gjetur dhe sekuetruar një predhë e fishekut e llojit të panjohur. I dyshuari është arratisur, ndërkaq po punohet për arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.