Tentim vrasje në Suharekë

Tentim vrasje në Suharekë

Policia ka raportuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar pasi që pas një mos marrëveshje me dy persona tjerë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë e kësaj njëri nga viktimat ka mbetur i plagosur ku më pas është dërguar për tretman mjekësor në spitalin Prizrenit.

Në vend të ngjarjes ka gjetur 5 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, ka njoftuar policia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bllacë të Suharekës gjatë ditës së djeshme. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com