Tentoi të fusë drogë në burgun e Dubravës, policia arreston të dyshuarin

Tentoi të fusë drogë në burgun e Dubravës, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Siç ka bërë të ditur policia, i dyshuari ka tentuar të fusë substancë narkotike brenda burgut.

Policia gjithashtu ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe i është konfiskuar pasaporta.