
Mëngjesin e djeshëm një person ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 09:00 ku sipas policisë, një grua ka tentuar të vetëvritet duke pirë preparate kimike.
Viktima ka marrur ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë ndërsa dyshohet që arsye e tentim-vetëvrasjes ishte kërcënimi që një burrë i ka bërë asaj në rrjetet sociale.
Policia rajonale e Prizrenit i ka thënë Insajderit se personi që dyshohet ta ketë kërcënuar viktimën nuk gjendet në Kosovë ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.