Tentoi të vetëvritet me preparate kimike për pastrim

Tentoi të vetëvritet me preparate kimike për pastrim

Policia e Kosovës njofton se të shtunën rreth orës 14, ka marrë informacion se një femër ka tentuar të vetëvritet.

Policia njofton se ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar preparate kimike për pastrim.

Hetimet rreth këtij rasti janë ende duke vazhduar, njofton policia.