Tenton të vetëvritet duke konsumuar barna

Tenton të vetëvritet duke konsumuar barna

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Semetishtë të Suharekës ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur në orën 3:35 të mesnatës së të premtes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com