Tenton të vetëvritet një person në Prishtinë, intervenon Policia dhe zjarrëfikësit

Tenton të vetëvritet një person në Prishtinë, intervenon Policia dhe zjarrëfikësit

Një person ka tentuar të vetëvritet sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te Shkolla “Pavarësia”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, i cili tha së personi në fjalë është duke pranuar tretman mjekësor dhe situata është nën kontroll.

Ai deklaroi se  në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë, të cilët e kanë parandaluar rastin.

“Rreth orës 15:40 policia ka pranuar informatën dhe menjëherë të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që, policia e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë”, ka thënë ai./Insajderi.com