Tërheqja e 10 përqindëshit – Hoti nesër takohet me krerët e Trustit dhe BQK-së

Tërheqja e 10 përqindëshit – Hoti nesër takohet me krerët e Trustit dhe BQK-së

Tri ditë pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, të martën do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin këtij ligji, njofton Insajderi.

Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve në Trust.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

“Të gjithë së bashku nesër në ora 11:30 do të dalin në konferencë për media, për të bërë të ditur detajet se si do të implementohet ky ligj”, thuhet në njoftim./Insajderi.com