Tërhiqet shorti për zgjedhjet: Partitë politike garojnë me këto numra

Tërhiqet shorti për zgjedhjet: Partitë politike garojnë me këto numra

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Lidhja Demokratike e kosovës kanë tërhequr shortin e para prej partive të mëdha dhe numri i tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit është 132.

Pas LDK-së, edhe Lëvizja Vetëvendosje tërheqi shortin e organizuar nga KQZ, ku u bë e ditur se kjo parti politike do të mbajë numrin 127.

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 134,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121, dhe Lista Serbe 119.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha se KQZ është e përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.

“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.

Ajo tutje ka bërë thirrje që të respektohet ligji në mënyrë që të ketë zgjedhje të mbara dhe demokratike.

Daka tha se në këto zgjedhje do të ketë vëzhgues deh përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme të botës, prandaj pa dallim mund të kontribuojmë në shtetin tonë, që të jetë shembull i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. /Insajderi.com