Një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur para pak minutash rajonin e Ohrit.
Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe zonat përreth. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel me një thellësi prej 2 km, shkruan Alsat-M.
Në rajoni i Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se 800 tërmete.
Po ashtu Top Channel ka raportuar se dridhjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë.