Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve Rihter është regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, kumtoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:20 me epiqendër në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, 65 kilometra në jugperëndim të Shkupi.

Nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup njoftojnë se tërmeti është ndjerë nga popullsia në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë me intensitet prej tre shkallëve sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane. /Insajderi.com