Tërmet në Shqipëri – epiqendra në Tiranë

Tërmet në Shqipëri – epiqendra në Tiranë

Një tërmet sapo ka ndodhur në Shqipëri, ku epiqendra e tij ishte Tirana.

Sipas faqes shkencore EMSC, thuhet se ky tërmet ishte i shkallës, 2.6,  raporton Gazeta Insajderi.

Shqipëria më 26 nëntor ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.4, ku mbetën të vdekur 51 persona, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi të dëmtuara. /Insajderi.com