Në orën 09:35 të ditës së sotme është regjistruar një tërmet në territorin e Shqipërisë.
Njoftimi ka ardhur nga Qendra Sizmike Evropiane e Mesdheut, ndërsa theksohet se tërmeti ka qenë me epiqendër në Shqipërinë e Mesme, gjegjësisht 11 km në jug të Cërrikut, ndërsa fuqia e tij ka qenë 3.6 ballë të Rihterit.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo lëndime.