Tërmet prej 4.8 ballësh në Shqipëri

Tërmet prej 4.8 ballësh në Shqipëri

Një tërmet prej 4.8 ballësh të Rihterit ka goditur Shqipërinë gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive (EMSC).

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 17 kilometra në jugperëndim të Laçit dhe 27 kilometra në verilindje të Durrësit.

Tërmeti kishte thellësinë 5 kilometra.

Ende nuk është raportuar për dëme apo të lënduar. /Insajderi.com