Një tërmet i ri mjaft i fuqishëm dridhi sonte, në orën 19:53 rajonin e Shkupit. Tërmeti ka qenë me fuqi 4,8 ballë sipas shkallës së Rihterit.
Epiqendra është vetëm katër kilometra në veriperëndim të Shkupit, në thellësi prej 5 kilometrave.
Shkupin po e dridhin tërmete që nga mëngjesi i djeshëm, ndërsa ky është i dyti më i fuqishmi pas atij të pasdites së djeshme, që kishte fuqinë 5,3 ballë.
Që nga mëngjesi i djeshëm rajonin e Shkupit e goditën rreth 15 tërmete. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te popullata lokale.
Janë raportuar dëme të shumta, ndërsa shumë njerëz tqë nga dita e djeshme po hezitojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe po e kalojn edhe natën e dytë në qiell të hapur. /Insajderi.com