Tërmetet në Shqipëri – Cakaj telefonon homologët e vendeve anëtare të BE-së

Tërmetet në Shqipëri – Cakaj telefonon homologët e vendeve anëtare të BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar komunikime të hollësishme telefonike me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Me të ka diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend.

Cakaj ka thënë se Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë, njofton Klan Kosova.

“Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajë të pamatshme”.