Tërmeti dridh Strugën dhe Ohrin

Tërmeti dridh Strugën dhe Ohrin

Një tërmet me magnitudë prej 2,8 ballësh sipas Rihtrit dhe me intensitet prej III deri IV gradë sipas Shkallës evropiane makroseizmike sot në orën 01 e 2 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnje.

Siç informoi Observatori seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Ohrit.