Tërmeti në Kroaci, Shqipëria dhuron 250 mijë euro

Tërmeti në Kroaci, Shqipëria dhuron 250 mijë euro

Një fond prej 250 mijë eurosh është akorduar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për Kroacinë, vend ky që një ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ku shfaqi edhe vendimin e Qeverisë.

“Sapo u nënshkrua vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për t’i dhuruar Kroacisë 250 mijë euro në ndihmë të rindërtimit të Petrinjas pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull për qëndrueshmërinë dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, ka bërë të ditur Rama.

Kroacia dje u godit nga një tërmet 6.4 ballësh, i cili shkaktoi të paktën shtatë viktima dhe dhjetëra të lënduar deri më tani. /Insajderi.com