Tërmeti shkatërrues në Turqi, Cakaj: Jemi afër vëllezërve tanë

Tërmeti shkatërrues në Turqi, Cakaj: Jemi afër vëllezërve tanë

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërmetin 6.8 rihter që goditi këtë mbrëmje pjesën lindore të Turqisë.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira, ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”.

Deri më tani në median turke nuk ka ende shifra të sakta mbi numrin total të viktimave, por raportohet për rreth 14 të vdekur dhe për qindra të plagosur.