Terminali në Jazhincë i lënë në harresë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, kohë më parë i pyetur lidhur me rrugën Tetovë-Prizren dhe Terminalin në Jazhincë, për të cilët ka patur gatishmëri nga ana e Kosovës që të fillohet të bisedohet, por nuk ka patur gatishmëri nga pala maqedonase, ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka pasur prioritete tjera dhe pas fillimit të punëve të autostradës së re Shkup-Bllacë, edhe këta dy projekte do të bisedohen me autoritetet e Maqedonisë.

Terminali në Jazhincë i lënë në harresë

Një projekt shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë mes pjesës perendimore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është terminali në vendkalimin kufitar Jazhincë. Ky projekt i shumëkërkuar vazhdon të mos jenë në agjendën prioritare të Maqedonisë së Veriut.

Sektori i biznesit vazhdon me ngulm të kërkojnë me qëllim që të ketë lehtësime për transportin e mallrave dhe zhdoganimin e tyre. Mjaft efikas u tregua një terminal i improvizuar gjatë kohës kur kishte probleme në autostradën Shkup-Prishtinë.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, kohë më parë i pyetur lidhur me rrugën Tetovë-Prizren dhe Terminalin në Jazhincë, për të cilët ka patur gatishmëri nga ana e Kosovës që të fillohet të bisedohet, por nuk ka patur gatishmëri nga pala maqedonase, ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka pasur prioritete tjera dhe pas fillimit të punëve të autostradës së re Shkup-Bllacë, edhe këta dy projekte do të bisedohen me autoritetet e Maqedonisë.

“Unë nuk kisha thënë se ka munguar vullneti i qeverisë së Maqedonisë, por Maqedonia ka patur disa çështje me më shumë prioritet.Pas fillimit të ndërtimit të autostradës së Bllacës, tash hapen edhe diskutimet edhe për një vijë të komunikimit rrugor, pra fillimit të rrugës Tetovë-Prizren, pse jo edhe të ndërtimit të terminalit doganor në Jazhincë. Unë së bashku me stafin tim të ambasadës së Kosovës do ta shtrojmë pranë instituicioneve të Maqedonisë dhe unë jam optimist se kjo do të arrijë të realizohet, që të rritet komunikimi më i lehtë, të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik sepse është në interes edhe të qytetarëve të dy anëve por edhe të dy shteteve”, deklaroi ambasadori Dedaj.

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani, ka theksuar se kërkesa për rrugën Tetovë-Prizren dhe terminalin doganor në Jazhincë, është shtruar edhe me ish ambasadorin e Kosovës.Kjo temë ka qenë në fokus të bisedimeve edhe me ambasadorin e ri të Kosovës.

Nga ana tjetër, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ripërsërisin qëndrimin se terminali në Jazhincë do të ishte lehtësim për sektorin e biznesit.

“Terminali në Jazhincë është nevojë e biznesit të Pollogut, duke e ditur se në këtë zonë funksionojnë diku rreth 11.000 kompani, nga të cilat më shumë se gjysma e tyre janë edhe eksportues dhe njëkohësisht e dijmë se edhe Kosova është destinacioni kryesorë për produktet e tyre të këtyre kompanive. Prandaj, një terminal i tillë doganor do të mundësonte që produktet e tyre të jenë më të lira dhe më konkuruese në treg , dhe ky terminal do të ishte një lehtësim shumë i madh dhe një benefit edhe për anën tjetër të Kosovës. Maqedonia ndaj Kosovës është në suficit të këmbimeve të mallrave diku 3 me 1 dhe mendojmë që hapja e një terminali doganor do ta rrisë edhe më tepër këtë suficit në interes të Maqedonisë”, tha Drilon Iseni, përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Për rrugën Tetovë-Pirzren, së fundi ishte raportuar se është duk u bërë një studim fizibiliti, por më pas nuk është dhënë asnjë informacion shtesë. /Insajderi.com