Melihate Tërmkolli, anëtare e LDK-së, ka lëshuar akuza drejtë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fund" />

Tërmkolli: Albin Kurti po e sulmon Amerikën, të vetmet kontakte i ka me Serbinë

Tërmkolli: Albin Kurti po e sulmon Amerikën, të vetmet kontakte i ka me Serbinë

Melihate Tërmkolli, anëtare e LDK-së, ka lëshuar akuza drejtë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke thënë se ky i fundit po e sulmon Amerikën, teksa të vetmin kontakt e ka vetëm me Serbinë.

Tërmkolli thotë se sipas logjikës së Kurtit, SHBA po del që ka bërë ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë (Serbia e Mali i Zi), me Kosovën e okupuar, atëherë kur SHBA me NATO-n më1999 bombardoi Serbinë dhe solli çlirimin dhe lirinë e Kosovës nga Serbia.

“Tani, sipas logjikës së Kurtit, kur SHBA po përpiqet të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë që do të sillte njohjen e Kosovës shtet i pavarur nga ana e Serbisë, edhe kjo qenka ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Pra sipas tij, Kosova qenka e rrezikuar nga SHBA, nga Shtëpia e Bardhë!

Kështu mendon, kështu flet, kjo është logjika e Albin “patriotit”!

Njësoj si Serbia e Vuçiqi, që për 20 vjet e deklaronin të njëjtën gjë për Amerikën! Edhe më keq, sepse SHBA ishte promotori i lirisë e pavarësisë tonë e jo i Serbisë.

Madje me një dallim, tani. Derisa Serbia sot po bashkëpunon me SHBA-të, Albini jo veç ka shkëputë çdo kontakt zyrtar me Amerikën por edhe e sulmon pa ndalë. Të vetmet kontakte zyrtare të Albinit, Kryeministër në detyrë, janë ato me Serbinë dhe me të gjithë ata që nuk e kanë njohur Kosovën shtet i pavarur”, ka shkruar ajo.

Tërmkolli thotë se me këtë logjikë është duke u rrezikuar siguria nacionale e Kosovës.

“Ky është turp kombëtar dhe pak më tepër. Ky nuk është fati i Kosovës dhe shqiptarëve, është një fatkeqësi. Një incident i madh në historinë tonë politike kombëtare. Që duhet përmirësuar një orë e më parë”, deklaroi ajo.