
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se “Donika Gërvalla është e padijshme për pozitën e kryediplomates”.
Ky reagim i Tërmkollit erdhi pasi ministrja e Punëve të Jashtme, ka deklaruar të shtunën se “nuk duhet ta fajësojmë BE-në për gabimet tona”.
“Donika, Ministrja e Jashtme e Kosovës, për aq sa është në këtë post, definitivisht është e padijshme për postin që mbanë, euforike dhe mbi të gjitha në dëm të interesave të Kosovës! As Serbia madje e as Evropa nuk po flasin kundër Kosovës më keq se Ministrja jonë! Keq, shumë keq”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.
Ndaj, Gërvallës ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
Gërvalla vazhdimisht është kritikuar nga opozita për deklaratat e saj. /Insajderi.com