Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të partisë të cilës i takon, në Podujevë, njofton Insajderi.
Tërmkolli tha se Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, duhet të ikin në shtëpi.
Kështu u shpreh ajo me anë të një postimi në Facebook, ku shkurtazi tregoi qartë se sipas saj duhet të bëhen ndryshime brenda këtij subjekti politik.
“Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi!#MT”, ka shkruar ajo.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet pa ballotazh me rezultat 51.64 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 36.97 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 12.40 për qind. /Insajderi.com