Ish-anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka renditur disa arsye, sipas së cilës, janë shkaktarë për rënien e LDK-së, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Tërmkolli thotë se me rënien e LDK-së “në duart e ‘Soros-istëve’, ‘Ora-istëve’, ‘Riinvest-ëve’”, ka rënë edhe e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik.
“E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste”, ka shkruar ajo.
“Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci! Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co! Bravo Vjosa Osmani & Co! Bravo akademikë të LDK-së! U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë! Këtu jemi!”, ka shkruar Tërmkolli. /Insajderi.com