
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka folur për zhvillimet e fundit në parti, e me theks të veçantë humbjen e kësaj partie dje në zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës, njofton Insajderi.
Ajo në televizionin Kanal 10, ka kritikuar zëvendëskryeministrin nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.
Tëmrkolli për Slemanajn, ka thënë se nëse njerëz si Dritani qëndron në krye të LDK-së, atere partia vështirë ta kalojë pragun.
“Është djalë i mirë, por jo me e vu në krye të partisë” e ka vazhduar Tërmkolli kritikën e saj ndaj Slemanajt dhe LDK-së./Insajderi.com