Tërmkolli mund të jetë kandidate për kryetare të LDK-së

Tërmkolli mund të jetë kandidate për kryetare të LDK-së

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se mund të jetë kandidate për kryetare të subjektit më të vjetër politik në Kosovë.

Këtë deklaratë ajo e dha për Front Online, ku tha se duhet të ketë shumë kandidatë për postin e të parit në LDK.

Unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pasë më shumë. Sigurisht që mund të jem”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka arritur të fitojë më shumë sesa 13% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas atij rezultati, Isa Mustafa kishte deklaruar dorëheqjen si dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kryetarin e përkohshëm me mandat dy vjeçar. /Insajderi.com