Tërmkolli: Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje, është manipulim

Tërmkolli: Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje, është manipulim

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se kryetari i partisë, Isa Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Propozimin për dorëheqje i Mustafës, i cili u bë publik nga vetë ai, Tërmkolli e quan manipulim komunist, transmeton Insajderi.

“Ky është manipulimi më i madh që po bëhet, sikur Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje. Manipulim tipik komunist sikur në vitet e 90-ta, nga komunistët që i mashtronin minatorët. Ky se ka këtë mundësi tash, por janë metoda të tjera”, ka thënë ajo.

Sipas Tërmkollit, të gjithë kandidatët pretendent për kryetar të LDK-së, duhet të japin dorëheqje nga kjo parti.

E pyetur a duhet edhe Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, ajo ka thënë që edhe ai duhet të largohet.

“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.

Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë, siç i quan ajo, profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe “nuk iu intereson fati i LDK-së”./Insajderi.com