Ish-deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj regjisorit kosovar, Agon Myftari, pas një statusi që ky i fundit sot ka publikuar në profilin e tij, e në të cilin ka fyer Tërmkollin, njofton Insajderi.
Tërmkolli e cila poashtu përdori Facebook-un që t’i kthejë përgjigje Myftarajt, në reagimin e saj të titulluar si “Letër ‘dashurie’ për Agon Myftarin”, i ka bërë thirrje publike këtij të fundit që të grinden.
“Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, ka shkruar Tërmkolli.
Derisa i ka thënë Myftarit se nëse nuk i beson vetes, atëherë të marrë edhe Tomë Gashin me vete.
Ajo në këtë postim paralajmëroi edhe përballje në Gjykatë.
“Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!”, ka përfunduar Tërmkolli në reagimin e saj.
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku ka fyer Tërmkollin.
“I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”, shkruan Myftari në postimin e tij.
Komenti i Myftarit duket se është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.
Përveç kësaj, Myftari në profilin e tij ka lejuar edhe komentet fyese e denigruese në drejtim të dy emrave të apostrofuar.
Njëri nga komentuesit ka shkruar “Kundër abuzimit ndaj kafshëve”. /Insajderi.com