Tërmkolli nuk kandidon për deputete

Tërmkolli nuk kandidon për deputete

Melihate Tërmkolli nuk do të jetë kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Insajderi.

Ajo tha se përkundër vullnetit, dijes e potencialit politik “që e ka” nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore.

“Përkundër vullnetit, dijes dhe potencialit politik e kombëtar me bazament Rugovian dhe me koncepte të qarta për të ardhmen e vendit dhe të LDK-së, nuk mund të kandidohem për deputete në zgjedhjet nacionale 2021”, ka njoftuar ajo në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në këto zgjedhje me kandidat Avdullah Hotin për kreun e ekzekutivit. /Insajderi.com