
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, për paralajmërimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, njofton Insajderi.
Duke qenë se partitë opozitare kanë pohuar se nuk janë konsultuar fare lidhur me këtë çështje, ish-deputetja Tërmkolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky është vetëm fillimi i autoritarizmit të Kurtit.
“Shijojeni Albinin Krejt! Veç fillimi Drejt autoritarizmit! LDK-ja konstruktive, apo jo ?! Shijojeni, shijojeni!”, ka shkruar ajo./Insajderi.com