Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar se UDB e Serbisë “nuk vriste enveristë, por intelektualë dhe nacionalistë”.
Kjo deklaratë e saj erdhi pasi profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka deklaruar se nëse “Jusuf Gërvalla do t’i shpëtonte atentatit do të ishte enveristë si dhe njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës”.
“Njeriu me shpirt të lirë nuk mund të jetë rob i ideologjive e aq më pak i ideologjive e diktaturave si ajo komuniste enveriste”, iu përgjigj Tërmkolli, Blerim Latifit.
Ajo për Jusuf Gërvallën tha se “ishte intelektual i shquar i asaj kohe”.
Debatet për Jusuf Gërvallën lindën pasi Partia Demokratike e Kosovës po kërkon shkarkimin e vajzës së tij, Donikës, që është kryediplomate në Qeverinë Kurti.
Kjo për shkak se në vitin 2015 Donika Gërvalla kishte akuzuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vrasjet e pasluftës. /Insajderi.com
Është hipotezë e gabuar dhe guxim i tepruar të thuhet se, nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, do…
Posted by Melihate Tërmkolli on Saturday, 8 May 2021