Termokos fillon të furnizohet me avull për ngrohje nga KEK-u

Termokos fillon të furnizohet me avull për ngrohje nga KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së enjtes, nga ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull nga “Kosova B” për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës, përcjell Insajderi.com.

Përmes njoftimit, KEK ka bërë të ditur se pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë, njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2014 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë. Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.

Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MË/h. energji elektrike”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e KEK-ut.

Ndryshe, furnizimi me ngrohje nga Termokosi të mërkurën ishte ndërprerë për shkak të mungesës së furnizimit me avull nga KEK.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas takimit urgjent në Termokos, kanë vendosur që ngrohja të bëhet përmes opsionit të dytë, atë të ndezjes së mazutit./Insajderi.com