Gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese në KEK
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se deri të enjten e 16 dhjetorit nuk do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore.
Ky njoftim i KEK-ut vjen pasi Ndërmarrja Publike “Termokos” njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët “për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u”.
“Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te një rrjedhje ne kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnatë. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes”.
“Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore”, thuhet më komunikatën për media.
KEK thotë se është duke bërë përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike./Insajderi.com