Tërnava kundërshton mbylljen eventuale të xhamive për shkak të pandemisë

Bashkësia Islame e Kosovës ka kundërshtuar mbylljen e xhamive për shkak të pandemisë.

Tërnava kundërshton mbylljen eventuale të xhamive për shkak të pandemisë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka vendosur që të kundërshtojë mundësinë që mbyllen xhamitë për shkak të virusit COVID-19.

Tërnava ka thënë se është vendosur që nëpër secilën xhami në Kosovë të mos lejohen të falen më shumë se 50 persona, të mbajnë distancën fizike, të marrin me vete sexhadet dhe të ndalohet falja në xhami për ata që janë të sëmurë kronikë, që kanë më shumë se 65 vjeç dhe ata që janë nën 16 vjeç.

“Ftojmë besimtarët të respektojnë në përpikëri të gjitha vendimet e dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame”, ka shtuar ai.

Xhamitë ishin mbyllur gjatë muajit mars për shkak të pandemisë, por pastaj kishte shumë kërkesa që të rihapen gjatë fazës së dytë të masave lehtësuese. /Insajderi.com/