Terror – 61 vjeçari hidhet nga kati i nëntë i ndërtesës

Terror – 61 vjeçari hidhet nga kati i nëntë i ndërtesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Kongresi i Tiranës”.

Një 61-vjecar me inicialet F.XH është hedhur nga kati i nëntë i ndërtesës.

Sipas njoftimit policor, viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, kur ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes. Grupi hetimor sakaq po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.