Terrorizon me thikë familjarët, policia e arreston në flagrancë

Terrorizon me thikë familjarët, policia e arreston në flagrancë

Arrestohet në flagrancë burri i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme, pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen “10 Korriku”, në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë.

Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale “Dhunë në familje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

Ndërkohë po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.