
Tetë raste të reja me COVID-19 janë paraqitur në Kosovë, gjatë ditës së fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të mërkurën, në raportin ditor.
Po ashtu, 14 pacientë janë shëruar gjatë njezetekatër orëve.
Raste aktive me COVID-19 janë 14.

Qendra-COVID-19
Fatmirësisht, gjatë njëzetekatër orëve të fundit nuk ka pasur as një rast të vdekjes.
Ndërkohë edhe procesi i vaksinimit po vazhdon.
2 mijë e 142 vaksina janë dhënë brenda ditës në Kosovë.
Deri më tash 854 mijë e 837 qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës.
Ndërkaq, 762 mijë e 675 kanë marrë vetëm dozën e parë. /Insajderi.com