në të cili" />

Tetë të lënduar në aksidentin në Deçan ku u përfshi zyrtari i AAK-së

Tetë të lënduar në aksidentin në Deçan ku u përfshi zyrtari i AAK-së

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin e trafikut në Deçan, në të cilin Insajderi raportoi se ka qenë i përfshirë edhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:10 në rrugën Luan Haradinaj është shkaktuar një aksident mes dy veturave. Lëndime kanë pësuar tetë persona, tre prej tyre lëndime më të rënda. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonal të njësitit trafikut”, ka thënë togeri i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gazeta Online Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Tolajn për ta pyetur për gjendjen e tij shëndetësore, por i njëjti ka qenë i paqasshëm./Insajderi.com