Tetë të vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19

Tetë të vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 109 raste të reja janë shënuar nga gjithsej 744 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 50 mijë e 910.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40 mijë e 423 raste, kurse numri i rasteve aktive është nëntë mijë e 162.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com