Tetë të vdekur dhe 142 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 142 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Edhe tetë persona kanë vdkur dhe 142 të tjerë janë infektuar me COVID-19, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja pozitive vijnë nga 24 komuna të Kosovës, ndërsa me më së shumti raste prin Prishtina.

Përveç të infektuarve, sot janë regjistruar sit ë shëruar edhe 201 pacientë të tjerë.

Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste dhe 381 viktima nga ky virus.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtë mijë e 817 raste, kurse numri i rasteve aktive është tre mijë e 932.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com