Tetë të vdekur dhe 147 raste të reja me Coronavirus

Tetë të vdekur dhe 147 raste të reja me Coronavirus

Tetë persona kanë humbur jetën në njëzetekatërorët e fundit në Kosovë si pasojë e virusit COVID-19, për te arritur në 533 numri i të vdekurve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 147 raste të reja pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 13.601.

Janë shëruar 197 persona, për ta dërguar numrin e të shëruarve në 9.792.

Rastet aktive me COVID-19 janë 3.276.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë. /Insajderi.com

197 TË SHËRUAR DHE 147 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Dienstag, 1. September 2020