Tetë të vdekur dhe 194 raste të reja me COVID-19

Tetë të vdekur dhe 194 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 194 raste të reja nga gjithsej dy mijë e 285 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 104 mijë e 390 raste nga 524 mijë e 588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe dy mijë e 148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92 mijë e 571 raste, kurse numri i rasteve aktive është nëntë mijë e 671.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë”, thuhet në raportin e IKSHPK-së./Insajderi.com