Tetë të vdekur dhe 223 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 223 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku tutje u njoftua se edhe 223 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej një mijë e një mostra të marra për testim.

“Numri total i rasteve pozitive është 48.905 raste nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36 mijë e 568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 81.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 72 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 23 raste, Fushë Kosovë 20 raste, Gjilan 13 raste, Obiliq 12 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Kamenicë 5 raste, Pejë 5 raste, Gjakovë 3 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Ferizaj, Istog, Klinë, Viti dhe Zubin-Potok”, bën të ditur IKSHPK. /Insajderi.com