Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë meqë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjat�" />

Tetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, ndër ta edhe një 37 vjeçar

Tetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, ndër ta edhe një 37 vjeçar

Tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë meqë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Njëri nga të vdekurit është një 37 vjeçar nga Peja.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 488 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 886 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është tetë mijë e 236.

Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona dhe një mijë e 616 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com