Tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se edhe 553 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej tre mijë e 649 mostra të marra për testim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.
Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste dhe 1.723 raste të vdekjes.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Prizren 32 raste, Lipjan 28 raste, Podujevë 25 raste, Vushtrri 23 raste, Gjilan 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Obiliq 19 raste, Klinë 9 raste, Pejë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Rahovec 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Skenderaj dhe Viti 1”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com