Tetë të vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 62 raste të reja, nga gjithsej katër mijë e 49 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 65 raste nga 579 mijë e 663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i viktimave ka shkuar në dy mijë e 235.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100 mijë e 612.

Numri rasteve aktive është katër mijë e 218.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com