Tetë të vdekur dhe 754 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 754 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 754 raste të reja të infektuara me këtë virus nga tre mijë e 879 testime.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ilustrim

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823./Insajderi.com