Tetë të vdekur dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tetë të vdekur dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 510 raste të reja pozitive nga dy mijë e 198 mostra të testuara.

Instituti i Shendetsisë njofton edhe për 477 pacientë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 30 mijë e 276.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 54 mijë e 827 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus në Shqipëri, prej tyre një mijë e 125 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë edhe 23 mijë e 426./Insajderi.com