Tetë të vdekur në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19

Tetë të vdekur në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19

Tetë persona kanë vdekur në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa raportoi edhe për 554 infeksione të reja.

Ndërsa, janë shëruar 210 pacientë të infektuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Coronavirus ka arritur në 101.762, ndërsa i të shëruarve 90.895.

Rastet aktive momentalisht janë 7.748. /Insajderi.com