Tetë të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Tetë të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës vetëm gjatë ditës së sotme kanë vdekur tetë persona nga COVID-19, njofton Insajderi.

IKSHP njofton se gjithsejtë janë 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo i bie se numri i vdekjeve të përgjithshme nga virusi Corona është rritur për tetë persona, pasi dje IKSHPK njoftonte për 86 raste të vdekjes.

Gjatë ditës nuk janë dhënë detaje për këto raste, as moshat e tyre dhe as komunat prej nga janë viktimat./Insajderi.com